Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Dërgesat ushtarake nga Rusia në Serbi, Rumania bllokon 60 tanke

Shkruar nga Newsbomb

Rumania ka deklaruar se ka bllokuar një dërgesë me pajisje ushtarake nga Rusia në Serbi.

Me anë të një deklarate, ministria e Jashtme rumune tha se bllokimi ka ardhur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës.

Rusia po përballet me sanksionet perëndimore, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014, si dhe për shkak të mbështetjes ndaj separatistëve në lindje të Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, zyrtarët serbë janë ankuar se Rumania si shtet anëtar i NATO-s ka bllokuar dërgesën e 60 tankeve ruse dhe pajisjeve të tjera të armatosura nëpërmjet Lumit Danub për në Serbi.

Nga ana tjetër ministria e Mbrojtjes ruse ka mohuar dërgesën e 60 tanqeve në Serbi përmes lumit Danub.

Rusia kohëve të fundit ka furnizuar Serbinë me pajisje ushtarake, duke rritur shqetësimet në rajonin e Ballkanit.

Deri tani, Serbia ka pranuar gjashtë aeroplanë ushtarakë MIG-29 nga Rusia.

Sondazh

Poll