Hapësire reklamuese

Aktualitet

Derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në ambient të hapur, gjobitet me 2 milion lekë dhe procedohet pronari i punishtes (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Vendi ku hidhen mbetjet

Pronari i një punishteje në Durrës procedohet në gendje të lirë pasi derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në ambient të hapur.

 

Në gjendje të lirë po procedohet pronari i punishtes, D.M., 33 vjeç, banues në Krujë.

Sakaq IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.

Gjithashtu në ambientet pranë objektit u konstatua dhe një ndërtim i paligjshëm.

DETAJE nga policia: Derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në

Durrës - Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore.

Operacioni nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT

Derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në ambient të hapur, procedohet në gjëndje të lirë pronari i punishtes.

IKMT ka ndëshkuar me gjobë subjektin

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollet në Gjepalaj, Shijak, ku u konstatua se mbetjet e një punishteje për përpunimin e qumështit derdheshin në ambient të hapur (tokë bujqësore), duke shkaktuar ndotje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u procedua në gjendje të lirë pronari i punishtes, shtetasi D.M., 33 vjeç, banues në Krujë.

IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.

Gjithashtu në ambientet pranë objektit u konstatua dhe një ndërtim i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Ndotja e ajrit" dhe "Ndërtim pa leje".

Policia e Shtetit dhe IKMT apelon për këdo të denoncojë shkeljet në mjedis dhe çdo paligjshmëri tjetër, në numrin falas 112 ose Komisariatin Dixhital.

#mbromjedisin

101553871_298564081174925_8843658311837417472_n.jpg

101638921_920245928491476_1482205643484954624_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll