Hapësire reklamuese

Aktualitet

Derbi Tirana-Partizani, bardheblutë denoncojnë abuzimin me biletat e ndeshjes

Shkruar nga Newsbomb

KF Tirana ka denoncuar Klubin e Partizanit se po manipulon me biletat e derbit kryeqytetas duke abuzuar me ndarjen e sektorëve dhe vendosjen e të njëjtit çmim, 600 lekë të reja. Gjithashtu sipas KF Tiranës biletat e printuara 600 lekë do të shiten për 400 lekë për tifozët e Partizanit me arsyen se do të subvencionohen.

Deklarata e plotë:

“Klubi i Partizanit ka publikuar sot çmimet e biletave për ndeshjen Partizani – Tirana. KF Tirana deshiron të denoncojë publikisht abuzimin që klubi organizator ka ideuar në dëm të tifozëve bardheblu.

Klubi i Partizanit ka reklamuar çmimet e biletave për tribunat D1, D2, D3, C dhe E, duke përcaktuar vlerën e 600 lekëve (të reja) për një biletë në këto sektorë. Abuzive ndarja e bërë. Sektorë të ndryshëm nuk mund të jenë të barazvlefshëm.

KF Tirana denoncon ashpër lëvizjen abuzive që klubi organizator ka bërë duke mos u mjaftuar me barazvlefshmërinë e të gjithë sektorëve në stadium por duke shkuar edhe më tej. Klubi organizator i ndeshjes ka menduar që biletat për tifozerinë e Partizanit të printohen në vlerën e publikuar 600 lekë dhe të shiten në vleren 400 lekë, me argumentin se klubi do të subvencionojë diferencën e çmimit të biletës, duke kaluar në llogarinë e kompanisë që menaxhon biletat vlerën monetare. Pra Partizani do t’i transferojë në llogari bankare vetes “subvencionin” për biletat e kuqe.

KF Tirana denoncon këtë sjellje provokative, aspak serioze për një klub futbolli. Diferencime të tilla diskriminuese, nxisin një klimë aspak pozitive për një ndeshje që nuk do të luhet të premten për herë të fundit”, thuhet në deklaratën e KF Tirana.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese