Hapësire reklamuese

Rajoni

Deputetja shqiptare denoncon rastin: Policja ngacmohet psikologjikisht në punë nga shefi   

Shkruar nga Newsbomb
Deputetja shqiptare denoncon rastin: Policja ngacmohet psikologjikisht në

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka denoncuar nje rast të ngacmimit në vendin e punës.

Ajo thotë  se policja Milhata Qela nga komuniteti boshnjak e cila punon në shërbim që prej 19 vitesh, po ngacmohet psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës Bratislav Trajkoviç. Deputetja Balje kërkon që institucionet përkatëse dhe Policia që të hetojnë rastin dhe të mos lejojnë të ndodhin raste të tilla.

 Postimi i plotë i deputetes:

Te nderuar,

Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq.

Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje.

Kërkoj nga institucionet kompetente, policia dhe IPK-ja, si dhe ministria që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe për të mos lejuar që të ndodhin raste të tilla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese