Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetja Orjola Pampuri: Sali Berisha të merrte një godinë tjetër, derisa të dilte vendimi i Gjykatës

Shkruar nga Newsbomb
Deputetja Orjola Pampuri: Sali Berisha të merrte një godinë

Deputetja demokrate Orjola Pampuri, është shprehur sot se ish-kryeministri Sali Berisha mund të merrte një godinë tjetër për të ushtruar detyrat e tij, meqë sipas saj pretendon se ka shumë mbështetje, derisa të dilte vendimi i Gjykatës së Tiranës.

“Nuk duhet ne të na vinte dikush përballë njëri tjetrit, me urrejtje, linçime, sharje, ofendime dhe deri në fund me akte të paprecedenta. Berisha le të merrte një godinë tjetër, meqë pretendon që ka aq shumë mbështetje deri në momentin e një vendimi gjykate. Të presim vendimin e gjykatës”, tha Pampuri në Euronews Albania.

Ajo dënoi sulmin mbi PD dhe tha se i vinte turp për ato skena.

“Më vjen turp që PD, një tempull të them të drejtën i demokracisë në Shqipëri, të shndërrohet në një vend që e komentojnë të gjithë, në një vend i cili personifikon vendin ku palët u vendosën përballë njëra tjetrës. Jemi në një situatë të vështirë përballë një qeverie të korruptuar. E gjithë vëmendja jonë si opozitë duhet të ishte përballë Edi Ramës”, u shpreh Orjola Pampuri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll