Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deputetja më e re e Kuvendit me shkollë të mesme, ja kush është Mirela Ferracaku

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

efee1f55d85874a51a061572f6434d15

Pas letrës së deputetit Mark Frroku drejtuar Kuvendit ditën e sotme (26.11) ku njoftonte dorëheqjen, e gjithë vëmendja është fokusuar në zëvendësuesen e tij.

Sipas listës zgjedhore të Partisë Kristian-Demokrate për qarkun e Shkodrës, zëvendësues i Mark Frrokut duhet të ishte pikërisht vëllai i tij, Arbeni, por ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Apelit për vrasjen e komisar Dritan Lamajt dhe ndodhet në arrati.

Për këtë arsye, mandati i kalon zonjës Ferracaku e cila renditet e treta në listën e PKD-së.

Shumë pak informacione mund të gjesh për Ferracakun dhe të paktë janë ata që e njohin, megjithatë Newsbomb.al ka arritur të sigurojë disa të dhëna rreth profilit të kandidates që pas miratimit nga KQZ pritet të jetë deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Mirela Ferracaku ka lindur më 23 dhjetor të vitit 1983 në fshatin Trush të Shkodrës. Arsimimi i saj është i mesëm dhe rezulton se zonja Ferracaku nuk ka kryer studime universitare.

Deri në vitin 2012 ka punuar si ndihmës mjeke në Komunën e Bërdicës, vit në të cilin nisin edhe përpjekjet e saj për t’i hyrë politikës.

Fillimisht, Ferracaku ka tentuar afrimin me Partinë Fryma e Re Demokratike, por në vitin 2013 ajo kaloi në radhët e Partisë Kristian Demokrate duke edhe hyrë në listën për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.

Aktualisht, Ferracaku ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye mjekësore.

Lexo edhe: Vendim i papritur i Mark Frrokut: Heq dorë nga mandati i deputetit

203237.jpg

Untitled.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img