Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Deputetja-kryetarit të Kuvendit: Ti je kriminel. Kryetari: Ma hënksh…(Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përveç përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, ka pasur edhe përplasje verbale mes deputetëve dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas ndërprerjes së seancës, një prej deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje i drejtohet Veslit me fjalët: “Kriminel, ti je kriminel”.

Këto akuza kanë irrituar së tepërmi kreun e Kuvendit, i cili i është drejtuar deputetes me fjalë fyese: “Ma hënksh…”, por sapo ka vënë re se mikrofoni ishte i ndezur, e ka fikur atë dhe e ka përfunduar ofendimin deri në fund.

Më pas Veseli e ka humbur pothuajse kontrollin duke iu drejtuar një tjetër deputeti se ishte i gatshëm të përballej me të në çfarëdo lloji mënyre. 

Menjëherë sapo është larguar nga salla, me anë të një postimi në facebook, nënkryetari i PDK-së ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur.

“Në Seancën plenare të mbajtur sonte, në një moment gjatë përpjekjeve për të qetësuar situatën e krijuar jam shprehur në mënyrë joadekuate, shprehje me të cilën mund të preken nënat dhe motrat tona. Dëshiroj t’ju kërkoj falje atyre nga thellësia e zemrës, duke filluar nga nëna ime, bashkëshortja ime dhe të gjitha nënave dhe motrave të Kosovës sonë”, shkruan ai.

Lexo edhe: Situatë e tensionuar në Kuvendin e Kosovës, forca të shumta të sigurimit rrethojnë deputetët

Më shumë

spot_img
spot_img