Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetja e PS thotë se duhet të ndalen paragjykimet ndaj çmimeve në bregdet, njëkohësisht sugjeron uljen e çmimeve

Shkruar nga Newsbomb
Deputetja e PS thotë se duhet të ndalen paragjykimet ndaj

Deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj ka reaguar në lidhje me situatën e pazakontë në bregdetin e Shqipërisë ku raportohet për një mungesë të madhe pushuesish.

Deputetja e Vlorës thotë se do të organizojë një tryezë diskutimi me aktorët e interesuar. Në një postim në Facebook ajo bën thirrje për ndalimin e paragjykimeve ndaj çmimeve, por në të njëjtën kohë i sugjeron bizneseve të ulin çmimet.

Reagimi i Resulajt:

Ftoj të gjithë aktorët e interesuar, në një tryezë diskutimi, mbi çfarë po ndodh me sezonin turistik në Vlorë!

E dimë të gjithë, me apo pa kryer studime: çmimi është një koncept i balancës kërkesë-ofertë. Të ofrosh shêrbime turistike është të sfidosh fuqitë fizike dhe mendore, ndaj stop paragjykimit të dëmshëm e pse jo të tepruar të sektorit turistik në jug.

Por, për të gjithë operatorët e turizmit e kam një lutje: “bëhuni vizionarë”. Më mirë çmime më të ulëta e kapacitete të shfrytëzuara sesa e kundërta

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu