Vasilika Hysi, deputete e PS në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetare e Komisionit të çështjeve Ligjore, ka kërkuar shfuqizimin e disa neneve të vetingut. Në kuadër të kësaj kërkese Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim këtë çështje.
Krahas shfuqizimit të këtyre neneve ajo ka kërkuar edhe delegjitimimin e Alban Alimemës, që është përfaqësues i Unionit të Gjyqtarëve. Por Kushtetuesja e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.