Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deputetja e PD thirrje për bashkim: Topi në fushën tone, Europa duhet fituar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ae35c32c1174e184dabc44a4b300884b

Këshilli i Bashkimit Europian, pas mbledhjes së tij, vendosi ndër të tjera të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE, duke vënë në pah që në pikën e parë ndryshimet kushtetuese të miratuara në mënyrë unanime, duke i hapur rrugë reformës në drejtësi sipas standardeve më të mira, deklaroi deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, njekohesisht zedhenese e grupit parlamentar.

Në vijim të postimi të saj në Facebook mbrëmjen e së martës, Tabaku shprehet se “Këshilli i Europës thekson pesë pikat për hapjen e negociatave. Këshilli ka inkurajuar Shqipërinë që të ndjekë një reformë në drejtësi dhe kërkon rezultate konkrete në betejën kundër korrupsionit në nivele të larta, krimit të organizuar si dhe betejën për zhdukjen e rrjeteve kriminale të drogës dhe trafikut”.

“Kërkohet masa legjislative dhe politike më efiçiente për të përforcuar të drejtat e njeriut. Komisioni vëren një betejë shumë të vakët sa i takon pastrimit të parave, trafikimit të qenieve njerëzore si dhe mungesës së bashkëpunimit mes policisë dhe prokurorisë, ligji i dekriminalizimit si një qasje e cila do të largojë nga parlamenti personat me të shkuar kriminale. Përforcim të reformave që do të ndihmojnë rritjen e konkurueshmërisë në treg”, shprehet Tabaku.

Ajo thekson se se “Qeverisë shqiptare i kërkohet që të ulet dhe të punojë bashkë me opozitën dhe faktorët politike për një reformë elektorale të bazuar në rekomandimet edhe direktivat e OSBE-OHDIR.  Të vazhdojë të mbajë një qëndrim konstruktiv sa i takon bashkëpunimit rajonal”. “Topi është në fushën tonë. Nuk ka as rrezik islamik, as euroskepticizem, as lodhje nga zgjerimi e askënd që bllokon këtë proces! Duhet punë, duhet përkushtim e duhet që integrimi europian të jetë prioritet kombëtar! Europa duhet fituar, nuk na e fal askush”, thekson Tabaku.

Lexo edhe: Zbardhen qëndrimet, çfarë deklaruan Franca, Gjermania, ‘Beneluksi’, Greqia për hapjen e negociatave me Shqipërinë, një prej shteteve vendosi kusht zgjedhjet e 2017

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img