Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Deputetja e PD krah “Nismës Thurrje”, depoziton në Kuvend draftin për plazhet 100% publike

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka i është bashkuar iniciativës në Nismës Thurrje për lirimin e plazheve publike në vendin tonë.

Nisma Thurrje ka arritur të mbledhë 10 mijë firma duke kërkuar tashmë zyrtarisht përmes një drafti në Kuvend, kthimin e plazheve në 100% publike.

Açka tha se 80% e plazheve të vendit janë të zëna dhe se kjo praktikë duhet të ndryshojë.

“Do kërkojmë amendime e ndryshime të ligjit që mëtojmë të bëjmë vendosëm ta bëjmë në vjeshtë që të përfundonte sezoni turistik e mos përplasnim dhe idetë gjatë sezonit turistik. Në 80% të plazheve janë të okupuara e shqiptarët nuk kanë akses për t’u futur në disa prej tyre. Iniciativa për ta privatizuar plazhet duket dikur sikur ndihmon e rregullon turizmin por në fakt e ka dëmtuar.

Këtë verë, edhe bizneset vetë e kanë vuajtur barrën e pagesave të detyrueshme të plazheve private. Iniciativa ndihmon jo vetëm qytetarët e thjeshtë por edhe bizneset që t’ia heqë këtë barrë të detyrueshme. Ne do ia paraqesim parlamentit me hollësi se çfarë kërkojmë, por është në të drejtën e tyre që gjykojnë, por mendojmë se do i kthejë autoritetin plazhet publike”, tha Açka.

Ndërsa drejtuesi i Nismës Thurrje, Endri Shabani tha se qeveria duhet të tregojë nëse do të mbajë krahun e qytetarëve. Ai u shpreh se plazhet sot, nga Saranda në Shkodër janë të bllokuara me tra nga privati.

Më shumë