Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetja e PD denoncon nga Amfiteatri i Durrësit: Do të jepet me koncesion 15-vjeçar, s’ka transparencë...

Shkruar nga Newsbomb
Deputetja e PD denoncon nga Amfiteatri i Durrësit: Do të jepet me

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një denoncim nga Amfiteatri i Durrësit duke thënë se qyteti bregdetar është më i shkatërruari nga vlerat e trashëgimisë kulturore.

Zhupa u shpreh se Durrësi është simboli i qytetit në të cilën është shkatërruar trashëgimia kulturore dhe nuk ka pasur asnjë sens për ta mbrojtur identitetin dhe historinë.

Deputetja thitë se Amfiteatri i Durrësit, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të menaxhimit të Ministrisë së Kulturës bashkë më ADF-n të jepen më koncesion.

“Projekti i Durrësit bëhet edhe më tragjik kur mendon fatin edhe të banorëve të cilët kanë një jetë që jetojnë rreth e qark kësaj zone dhe parashikohet që do të largohen nga shtëpitë e tyre, por pa transparencë pa u thënë se ku do të shkojnë, pa u thënë se si do të realizohet transferimi i tyre, kur kanë prona me vlera të tjera në mes të qytetit parashikohen për ti çuar në Spitallë apo në zonat të tjera” tha ajo ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Durrësi është simboli i qytetit në të cilën është shkatërruar trashëgimia kulturore dhe nuk ka pasur asnjë sens për ta mbrojtur identitetin dhe historinë tonë të përbashkët.

Dhe pikërisht në Durrës ndodhem në Amfitetarin e Durrësit, ne kemi bërë një betejë për trashëgiminë kulturore duke u nisur që nga koncesioni i Butrintit.

Por mesa duket ai nuk do të jetë koncesioni i vetëm. Kjo perlë, Amfiteatri i Durrësit banjat romake, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të menaxhimit të Ministrisë së Kulturës bashkë më ADF-n të jepen më koncesion.

Me siguri përfituesi do të jetë i njëjtë më Butrintin por, edhe në qoftë i ndryshëm parimi është i njëllojtë, do ti jepet një privati.

Do ti jepet një privati pikërisht zona historike, zona arkeologjike, zona me bileta aty ku prodhohen të ardhurat dhe aty ku vijnë paratë.

Kjo strategji e Ministrisë së Kulturës e ka rrugën e hapur nga ligji i trashëgimisë kulturore i vitit 2018. Ligj ky që parashikon që çdo fondacion privat mund të marrë me koncesion pasurinë tonë kombëtare trashëgiminë tonë kulturore.

Pikërisht për këtë unë kam kërkuar ndryshimin e neneve që i hapin rrugë privatit për ta marrë, dhe administrimin e pasurive kulturore vetëm nga shteti ose nga fondacione publike ku shteti ka rolin mazhoritar.

Kjo është ndarja që në kemi në mënyrën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, duam ta ruajmë identitetin, duam ta ruajmë historinë, duam ti përgjigjemi brezave të ardhshëm apo duan ta trajtojmë si mall tregtar, që ja japin një privati për interesat e pasurimit.

Këto janë rrugët dhe ne kemi mundësinë që ti tregojmë çdo shqiptari që beteja jonë është e vërtet dhe që beteja jonë do të vazhdojë.

Koncesioni i Durrësit është koncesioni i radhës ku ne do të bëjmë betejë, ashtu siç nuk do ta lëmë pa e dërguar në Gjykatën Kushtetuese koncesionin e Butrintit.

Ne besojmë se shqiptarët meritojnë të kenë një histori të përbashkët, meritojnë të kenë identitet të mbrojtur dhe të ruajtur nga shteti.

Projekti i Durrësit bëhet edhe më tragjik kur mendon fatin edhe të banorëve të cilët kanë një jetë që jetojnë rreth e qark kësaj zone dhe parashikohet që do të largohen nga shtëpitë e tyre, por pa transparencë pa u thënë se ku do të shkojnë, pa u thënë se si do të realizohet transferimi i tyre, kur kanë prona me vlera të tjera në mes të qytetit parashikohen për ti çuar në Spitallë apo në zonat të tjera.

Ky projekt ka shumë pikëpyetje, jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për interesin e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Durrësit.

Ndaj edhe ne do ta ndjekim hap pas hapi beteja jonë për trashëgiminë kulturore është betejë për Shqipërinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll