Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Deputetja e partisë së rëndësishme në Shqipëri kërkon pavarësinë e shqiptarëve të Maqedonisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja Mesila Doda, njëkohësisht kryetare e grupit parlamentar të PDIU-së, ka kërkuar shpalljen e pavarësisë së shqiptarëve nga Republika e Maqedonisë.

Sipas Dodës, vendimi i djeshëm i presidentit Gjorge Ivanov ka treguar se Maqedonia nuk ekziston më, pas shpalljes armik të gjysmës së popullësisë së këtij shtetit.

“Republika e Maqedonisë prej sot nuk egziston më. Fundin e saj e ka nënshkruar vetë Presidenti më i turpshëm në histori, Gjorgje Ivanov. Me një akt antikushtetues shpalli armik gjysmën e popullsisë së këtij vendi laboratorik, ku nuk dihet ende se si mendojnë të bashkëjetojnë 2000 vitet e ardhshme. Sot, shqiptarët e ish-Republikës Jugoslllave të Maqedonisë kanë dy rrugë: ose sot shpallin mëvetësinë dhe ne të gjithë ndihmojmë me të gjitha mënyrat që ata ta sigurojnë atë, ose të shkarkojnë Presidentin e lig të laboratorit, ku po i shtrëngojnë të jetojnë. Ne, shqiptaret kemi vetëm një mundësi mbijetese në këtë vend, ku na vuri Zoti dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks ta themi; të shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin e të ecim bashkë drejt një shteti të vetëm… Sepse, kemi veç një Atdhe”, shkruan Doda.

PDIU është partia e katërt parlamentare për nga numri i deputetëve. Me hyrjen në koalicionin PS-LSI, kjo parti ka rritur ndikimin e saj në qeveri dhe institucionet e tjera shtetërore. Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë i kësaj partie bën deklarata për pavarësinë e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Më shumë

spot_img