Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Deputetja e infektuar me COVID vendos skafandrën dhe merr pjesë në seancën plenare: E shëndoshë apo e sëmurë, detyra ime është e përhershme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Personat e infektuar me COVID nuk lejohen të dalin nga shtëpia për shkak se mund të përhapin koronavirusin, deputetja maqedonase Bisera Kostadinovska Stojqevska e ka shkelur këtë rregull.

Ajo ka marrë pjesë në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Maqedonisë, teksa me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është pajisur me të gjitha mjetet për të mbrojtur kolegët nga infektimi.

“Po arrij në Kuvend, me pajisje të plota mbrojtëse për COVID-19, për të marrë pjesë në seancën e sotme në të cilën ne do të miratojmë ligjet që ofrojnë ndihmë financiare për mijëra qytetarë dhe kompani. Nuk do të lejojmë shantazhe! Detyra ime si deputete është e përhershme dhe fisnike. Të shëndoshë dhe të sëmurë, unë kam detyrimin të bëj gjithçka që qytetarët të marrin ndihmën që Qeveria u ka dhënë. VMRO-DPMNE-ja dhe opozita mund të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që ata kishin për qëllim kundër njerëzve, por kot, ne do ta përfundojmë punën sot”, ka shkruar mes tjerash Stojqevska.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img