Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deputetja bëhet “mollë sherri” mes Çuçit dhe Tavos, ministri: Të paska dhembur kalimi i Ediolës te PS, nuk është faji im që LSI e 2017 u katandis në këtë derexhe, Ediola te PS dhe ti tek PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12899fc72b833042648250dab1a0e71f

Kalimi i deputetes së LSI-së Ediola Braha te PS është bërë mollë sherri mes ministrit Bledi Çuçi dhe ish-deputetit të LSI-së Vangjel Tavo.

Pasi Braha u prezantua nga ministri Çuçi si pjesë e PS-së, Tavo ironizoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante se deputetja Braha prej 2 vitesh ka qenë pjesë e shumicës pasi votonte çdo ligj të Rilindjes.

Edhe vetë deputetja iu përgjigj Tavos me anë të një psotimi në rrjetet sociale ku e quante “pelivan i një kohe të mbaruar”, ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i ministrit Çuçi.

Ministri thotë se Tavos i paska dhembur kalimi i Brahës te PS, pasi reagoi për këtë dhe nuk reagoi kur e gjitha struktura e LSI-së në Lunxhëri iu bahskua Partisë Socialiste.

Ai shprehet se nuk është faji i tij që LSI e 2017-ës u katandis në këtë derexhe, me Ediolën te PS dhe Tavon te PD.

I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhëmbur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD. Miqësisht”, shkruan Çuçi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img