Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka folur për herë të parë për ndarjen nga futbollisti Keith Owen Groeneveld.
Ajo ka treguar se ndarja ka ardhur për shumë arsye, teksa ndër to ka thënë se futbollisti donte që të krijonte familje, ndërsa deputetja nuk ndihej ende gati për një fëmijë tjetër.
“Kyqre, nuk jam kanë e gatshme, psh Keithi ka dasht shumë me kriju familje. Unë nuk jam kanë ai personi që kam dasht me pas edhe një fëmijë tjetër. Keithi u kanë shumë ma i ri në moshë se unë, edhe unë e kam pa që atij I duhet me ec përpara, me u fokusu në punën e vetë, karrierën e vetë, e jo me kanë unë prioriteti në jetën e tij, po ai më pas jetën e vetë, punën, karrierën edhe në fund familjen”, ka deklaruar Adriana në ATV.
Ajo ka treguar se ndarja e tyre ka shkuar gradualisht, në mënyrë që të mos lëndohet asnjëri prej tyre.
“Kemi shku gradualisht, nuk jemi nda direkt me thanë po ndahem, gradualisht për mos me u lëndu as unë e as ai, kemi fol shumë, kemi diskutu shumë, e kemi pa që është ma mirë, plus distanca na ka ndihmu, se jemi kanë larg njëri-tjetrit, por kur jemi taku jemi kanë bashkë. Po, si të unë, sit e Keithi, në lutjet e mëngjesit edhe të mbramjes, unë e di dhe e ndjej shpirtërisht, që unë jam te Keithi edhe ai te unë”, ka thënë Adriana