Një deputet turk i ka rënë të fikët dhe është rrëzuar përtokë gjatë fjalimit për buxhetin e Ministrisë së Jashtme në Asamblenë e Përgjithshme Kombëtare të Turqisë.
Për pasojë Hasan Bitmez, goditi fortë kokën rreth podiumit.
Deputeti i Partisë İYİ Turhan Çömez filloi t'i bënte masazh zemrës kolegut të tij për t’i rikthyer vetëdijën.
Bitmez, i cili është diabetik, mësoi se kishte edhe probleme në zemër. Ai po kritikonte politikën e qeverisë në lidhje me luftën izraelito-palestineze në momentin kur u rrëzua.
Deputeti u rrëzua përtokë pasi tha: "Edhe sikur të heshtë historia, e vërteta nuk do të heshtë. Ata mendojnë se nëse na heqin qafe nuk do të ketë asnjë problem. Megjithatë, nëse na hiqni qafe, do nuk mund t'i shpëtoni zërit të ndërgjegjes.”
Mësohet se gjendja e 53-vjeçarit Bitmez është tepër e rëndë.