Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Deputeti ukrainas jep lajmin e madh: Do e njohim Kosovën sapo të përfundojë lufta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, ka deklaruar se pas thirrjes së tij në KiE për njohjen e Kosovës, ka pasur diskutime pozitive, mirëpo ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit ukrainas.

Ai u shpreh se e gjëja më e rëndësishme tani është përfundimi i luftës, teksa më tej shtoi  Ukraina do të njohë Kosovën menjëherrë.

Për momentin ende nuk ka një vendim nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Ukrainës, sa i përket propozimit tim. Ka pasur diskutim të madh, pas propozimit tim. Mund t’ju them se ishte një diskutim i mirë, sepse e shoh që disponimi në raport me njohjen e Kosovës po ndryshon në Ukrainë, por ndryshon për mirë. Por, nuk do të ndodhë tani. Besoj se do të ndodhë menjëherë pasi që lufta të përfundojë, sepse shumë njerëz po thonë: Le ta përfundojmë njëherë luftën, sepse është gjëja më e rëndësishme, pasi që ju e keni shpallur pavarësinë para 14 vitesh, dhe mund të pritet edhe disa muaj për të marrë këtë vendim në kohë paqeje.

Mendoj se është koha e duhur për të treguar lidership, s’kemi pse mendojmë se cka do të mendojë Serbia, apo të tjerët, ose nëse dikush do ta përdorë kundër nesh. Mendoj se duhet të mbesim te vlerat, dhe vlerat për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit na thonë shumë qartë: Populli i Kosovës ka luftuar për pavarësinë e vet, dhe ata e meritojnë këtë. Prandaj, ne duhet ta njohim këtë pavarësi dhe të punojmë bashkë, të jemi aleatë të mirë”, ka thënë ai.

 

 

Më shumë


spot_img








spot_img