Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Edmond Spaho quan “bastardë” deputetët socialistë, ndërpritet seanca, Balla: Do bëhesh shembull, flet këtu pas 7 gotave raki

spot_img

Lajme të ngjashëm

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për disa minuta, për shkak se nënkryetarja Ermonela Felaj kërkoi që deputeti demokrat Edmond Spaho të kërkonte ndjesë për një fyerje që ai bëri nga foltorja.

“Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, tha deputeti Spaho në fund të fjalës së tij. Pas kësaj, socialistët kërkuan që Spaho të kërkonte ndjesë.

“Këtu t’i del përjashta, nuk vjen sot. Atë fjalën e fundit “bastardë”, zotëria nuk mund të rri më në këtë sallë. Të ndërpritet seanca, të thirret Komisioni përkatës. O bëhet njëri shembull tani, se nuk mund të vazhdojmë të vijë një njeri pas konsumimit të 7 gotave raki dhe të fyej në këtë farë feje Kuvendin.

Zoti Noka për ju kam respekt. Por zotëria në fund tha një fjalë të rëndë. O e merr fjalën dhe kërkon ndjesë ose do ndiqen përcaktimet e kodit të etikës. Atë ta mbajë për vete, për familjen e vetë. Unë mendoj që e tha pa dashje, nëse e tha me dashje është punë e tij”, kërkoi kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Nënkryetarja Felaj i ka dhënë fjalën deputetit demokrat Edmond Spaho që të kërkonte ndjesë, ose nëse nuk e bënte nuk mund të fliste. Sapo ai nisi të shprehej për herë të dytë, nuk kërkoi falje dhe seanca u ndërpre. Drejtuesja njoftoi mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat për të marrë masa.

PËRDITËSIM: Pasi u mblodhën organet e Kuvendit, deputeti Edmond Spaho u përjashtua sot nga punimet e seancës plenare.

Më shumë




spot_img








spot_img