Ditën e nesërme ashtu siç e ka paralajmëruar opozita do të zhvillojë protestë përpara parlamentit, për të kundështuar kështu zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Sakaq, lidhur me këtë ka reaguar deputeti socialist Pjerin Ndreu. Ky i fundit ka ironizuar protestën e opozitës.
“SHBA, BE dhe PS janë në një krah për të zgjedhur një prokuror të pergjithshëm të përkohshëm. PD&LSI janë në krahun tjetër. Shqiptarët ku mendoni se do jenë ? Te karroca e çatrafiluar e opozitës apo te integrimi euro-atlantik i vendit ? Sigurisht te e para”, shprehet Ndreu.
Reagimi i plotë:
SHBA, BE dhe PS janë në një krah për të zgjedhur një prokuror të pergjithshëm të përkohshëm. PD&LSI janë në krahun tjetër. Shqiptarët ku mendoni se do jenë ? Te karroca e çatrafiluar e opozitës apo te integrimi euro-atlantik i vendit ? Sigurisht te e para. Sepse nuk kanë koh me humb më me suflerë të çertifikuar me prapësi pafund në këto vite postkomuniste ! Populli të rrijë i qetë se Reforma në Drejtësi shpejt ndan shapin nga sheqeri, të ziun nga i bardhi, të korruptuarin nga i ndershmi ! Keni 1001 menyra më të këndëshme me humb kohën nesër se sa me u marrë me protesta bajate e pa sens !