Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Deputeti socialist humb njeriun e SHTRENJTË, i prek të gjithë me fjalët: Netëve tek rrija pranë saj, e dëgjoja kur rënkonte…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b6c52844f932cfe762237e4457304c6d

Një ditë e trishtë për deputetin socialist Besnik Baraj dhe familjen e tij. Ai sot ka humbur nënën e tij nga covid-19.

Lajmin e bën me dije vetë ai përmes një shënimi në facebook. Teksa tregon dhimbjen e madhe që ndjek, prek me fjalët dhe dedikimin që i bën nënës së tij të ndjerë, humbja e së cilës la pas dhimbje dhe lot tek gjithë të afërmit.

“Netëve, tek rrija pranë nënës, ku sasia e oksigjenit varionte nga 50% në 90%, e dëgjoja tek rënkonte: “Oh nëna ime!’’ Për të ishte ende e gjallë nëna e saj!!!  Sot unë e humba nënën time, por duket nëna vdes kur vdesin dhe fëmijët e saj.

Edhe unë përjetë do e kem në mendje dhe zemër, aq më tepër, kur ruaj kujtime të mrekullueshme, kur edhe në qortime ishte aq e ëmbël, kur nuk e ngriti zërin kurrë me asnjërin prej fëmijëve. Ishte ajo që krijoi një familje harmonike ku dhe mbolli shumë dashuri. Përjetë mirenjohës për gjithҫka që na edukoi e mësoi!!!!

Sot, shumë miq e të afërm më kanë qortuar që nuk i lajmërova për t’i bërë nderimet e fundit. Në kushtet ku Covidi po merr jetë njerëzish, madje edhe të rinj në moshë, e pamë  me vend të kufizohemi vetëm në rrethin e ngushtë familjar. Para se Covidi të futej në shtëpinë tonë, kurrë nuk mendoja si sot.

Më besoni miq, vlerësojeni dhe përpiquni të izoloni maksimalisht të moshuarit, përndryshe do pendoheni dhe do humbisni të dashurit tuaj…. Është një cmim që nuk ja uroj askujt!!!!!!  Ju falenderoj të gjithëve për dashamirësinë e treguar, për mesazhet tuaja. Uroj të keni vetëm mbarësi në familjet tuaja” shkruan ai.

Screenshot_26.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img