Hapësire reklamuese

Rajoni

Deputeti shqiptar jep njoftimin: Kam rezultuar pozitiv me koronavirus, me ndihmën e Zotit dhe mjëkëve besoj do e kaloj edhe këtë sfidë

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti Fetah Rudi

Deputeti Fetah Rudi i LDK-së në Kosovë ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.

Për dy javë Rudi do të qëndrojë në vetizolim, ndërsa thotë që me ndihmën e Zotit dhe të mjekëve do ta kalojë edhe këtë sfidë.

“Pas disa problemeve shendetesore te shfaqura gjate dites se djeshme, i jam nenshtruar testit per Covid-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekesore, trajtimin do ta vazhdoj ne shtepi. Antaret e tjere te familjes jane mire me shendet. Per dy jave do te jemi ne vetizolim. Besoj qe me ndihmen e zotit dhe mjekeve do ta kaloj edhe kete sfide”, shkruan deputeti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.