Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Deputeti shqiptar i Serbisë: Zoti Rama ky është fundi i “Open Ballkan”, Serbia po mbyll kufirin në Preshevë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti shqiptar në Paralamentin e Serbisë Shaip Kamberi ka deklaruar se idea e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët e Preshevës, do të ishte edhe fundi i “Open Ballkans”.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi e quan këtë ide fashizëm të pastër serb dhe se ajo nuk do të kalojë në asnjë rrethanë. Sipas tij elita serbe prodhon ide që nxisin konflikte me fqinjët.

Postimi i plotë i Shaip Kamberit:

Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastërt

Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund t’a paramendoj kush edhe është autori i saj. Por, është fakt që “nëpërmjet parandalimit të saj” A. Vuçiq po e paraqet vetën si paqëruajtës i Ballkanit.

Në thelb ato nuk do të ishin masa represive vetëm ndaj popullësisë civile, por edhe atak i drejtpërdrejtë ndaj idesë së Ballkanit të hapur me të cilën Vuçiq po krenohet. Në fakt, kjo ide e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët, do të ishte edhe fundi i Open Ballkans.

Shqiptarët me siguri nuk do të duartrokisnin këtë rast. As nën kërcënimin e cilës do fuqi nuk do të pajtoheshim me idenë që të na vendosin në ndonjë rezervat.

Ne tashmë jemi mësuar me prezentimin e shpeshtë të disa ideve të çmendura të cilat munden të nxisin konflikte por në fund na vjen Vuçiq që po i “parandalon”. Kujtone idenë e Marko Gjuriqit me trenin shumëngjyrësh.

Në elitën qeverisëse serbe, mjerisht, janë të përditshme idetë që prodhojnë konflikte me fqinjët, e të cilat, paqëruajtësi Vuçiq po i “parandalon”. I gjithë qëllimi është ta prezentojnë atë si të “vetmin që i kontribuon paqës në rajon”.

Por më duhet patjetër ta them që personi i cili e ka propozuar këtë ide duhet të jetë një budalla i pastërt politik. Sepse ndërmarrja e masave represive ndaj popullsisë civile (shqiptare) që de fakto janë shtetas të Serbisë, është një masë fashiste të cilën as një budalla sikurse ai që e paska propozuar nuk do të ketë shans për ta aplikuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img