Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputeti rumun pyet Ramën në Këshillin e Europës: A do t'i kthehet Shtëpia "Jorga" Rumanisë?

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti rumun pyet Ramën në Këshillin e Europës: A do

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Këshillin e Europës, ku po flet për çështjen e Kosovës dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE. Një deputet rumun e ka pyetur Ramën në lidhje me Shtëpinë "Jorga" në Sarandë, duke i kërkuar informacion.

"Kryeministër, diskutimet dypalëshe që ne kemi pasur gjatë viteve për një çështje specifike, kriteri i sundimit të ligjit. Pra, për kthimin historik të një simboli historik të marrëveshjes tonë që është Shtëpia Jorga nga Saranda.

Që vërteton që Mbreti Zog i Shqipërisë në shenjë mirënjohje ja ofroi një rumuni të shkëlqyer që hartoi historinë shqiptare, që u përdor nga delegacioni shqiptar në Konferencën për Paqe në Londër ku u sigurua Pavarësia. A keni ndonjë informacion për këtë kthim prone?", pyeti deputeti rumun Edi Ramën.

Figura e historianit dhe politikanit rumun Nicolae Jorga është e lidhur ngushtësisht me Sarandën. Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, në vlerësim të kontributeve të tij të mëdha për çështjen shqiptare, me dekret mbretëror, i është akorduar një sipërfaqe toke-dhuratë, në Sarandë.

Atje Nicolae Jorga vendosi ndërtimin më 1937 të Institutit Rumun të Sarandës, që u Quajt ndryshe “Shtëpia Jorga”. Ky Institut u përqendrua në studimet e pasurisë arkeologjike dhe funksionoi deri në vitin 1940.

Ishte Jorga që zbuloi në Bibliotekën e Firences dhe publikoi menjëherë dokumentin e parë në gjuhën shqipe, një formulë pagëzimi, e shkruar nga Peshkopi i Durrësit, Pal Ëngjëlli. Jorga ka shkruar rreth 250 artikuj që hedhin dritë mbi origjinën dhe formimin e shtetit shqiptar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll