Hapësire reklamuese

Politikë

Deputeti që kërkon t’i marrë partinë Ilir Metës bëhet i pari që konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 1 tetorit

Shkruar nga Newsbomb

Përparim Spahiu është bërë deputeti i parë i Kuvendit të Shqipërisë që konfirmon pjesëmarrjen e tij në protestën e 1 tetorit në Tiranë, ku do të kërkohet tërheqja e mazhorancës nga ligji për importin e plehrave.

Deputeti i LSI-së thekson se do të jetë në krah të shoqërisë civile, pasi sipas tij, ajo ka gjithmonë të drejtë.

“Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë”, shprehet ai.

Vetëm pak ditë pasi Ilir Meta konfirmoi rikthimin e Përparim Spahiut në parti, deputeti njoftoi se do të garonte për kreun e LSI-së, përballë kryetarit aktual dhe kandidatit tjetër Shezai Rrokaj.

Lexo edhe: “#NaKeniCareTrapin”, në rrjetet sociale ky ‘hashtag’ po shpërndahet me shpejtësi

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.