Hapësire reklamuese

Politikë

Deputeti: Pritet arrestimi i drejtuesve të lartë të Policisë, janë në përgjimet e SKY

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti: Pritet arrestimi i drejtuesve të lartë të

Demokrati Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjen e kësaj të enjteje se në ditët në vazhdim priten arrestime të bujshme nga radhët e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, pasi kanë dalë në komunikime me kriminelët në aplikacionin "SKY".

Këtë deklaratë ai e ka bërë teksa ka komentuar prezencën e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

“Nëse vijnë agjentë të BKH-së nëse është e vërtetë që janë dhe prokurorë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion duhet të vijnë për ndonjë ministër dhe kam përshtypjen që kërkojnë ndonjë ministër, apo ndonjë nga këta krerët e Policisë së Shtetit për shkak se kanë dalë shumë në Sky.

E dini ju, priten arrestime të forta të drejtuesve të lartë përfshi edhe drejtuesi i AMP-së dhe disa drejtorë të rëndësishëm që kanë dalën në përgjime Sky duke komunikuar me kriminelë”, u shpreh Ervin Salianji në emisionin "Opinion".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese