Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Deputeti Murrizi “zë gafil” zv.ministrin e Bredshëm: Cfarë është “integriteti privat”? Ka apo nuk ka dashnore? (REPLIKAT ME TE QESHURA NE KOMISION)

spot_img

Lajme të ngjashëm

acfbfc79b8bd745c1a7ec62fef2f7208

Myslum Murrizi ka kapur “mat” dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë ndërsa në komisionin e sigurisë po diskutohet projektligji për armët, raporton newsbomb.al.

Në njërën nga pikat e projektligjit flitet për “integritetin profesional e privat” përvec dokumenteve të tjera që duhet të kishin punonjësit e policisë.

Por Murrizi ndërhyri dhe kërkoi sqarime se si matet “integriteti privat” nga ana e zyrtarëve të shtetit. “Ca do me thënë integritet privat? A ma sqaroni dot se unë nuk e kuptoj? Si ta kuptojmë integritetin privat? Ca doni të thoni: kanë apo s’kanë dashnore? Ky është integriteti privat? Kush është dokumenti që jepet për integritetin privat? Unë mendoj se kjo duhet të hiqet pasi mund të lërë vend për abuzime” tha Murrizi, raporton newsbomb.al.

Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit, duke qeshur, kërkoi sqarime nga zyrtari I policisë Dervishi për tiu përgjigjur deputetit Murrizi.

Ky i fundit, tha se donte të dëgjonte variantin e zv.ministrit Besfort Lamallari. Ky I fundit u përpoq të sqarojë se integriteti do të bëhet nga zyrtarët e policisë në degët përkase dhe se kjo pikë është edhe në ligjet evropiane.

Ishte Ermonela Felaj që ndërhyri sërish duke thënë se “integriteti privat” nuk është termi I duhur dhe se kërkesat e tjera të ligjit kishin kontroll për zyrtarin e policisë. Zonja Felaj e hodhi në votim projektin me ndryshimin e propozuar nga Murrizi që mori votat e gjithë anëtarëve të komisionit, raporton newsbomb.al.

Më shumë

spot_img