Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Deputeti me këngëtaren në makinë rrihet keq nga dy persona, reagon Ndocaj: Jam si kokrra e mollës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat në Kosovë kanë raportuar se sipas burimeve policore, deputeti Eduart Ndocaj është dhunuar nga dy persona teksa po udhëtonte me makinë së bashku me një këngëtare shqiptare, por vetë deputeti, me anë të një statusi në FB ka mohuar lajmin.

“Ndocaj ka qenë në Pejë dhe duke u kthyer nga Peja, është ndalur në Landovicë të Prizrenit. Aty e kanë rrahur dy persona, që janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë”, ka thënë ky burim brenda Policisë për gazetën “Blic”.

Personat që kanë sulmuar deputetin shqiptar janë të njohur për Policinë, shkruan Gazeta Blic. “A.V nga Kukësi, me banim në Prizren, dhe I.B nga Prizreni”, tha burimi. Merret vesh se bashkë me deputetin Ndocaj, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E. A., një personazh i njohur nga Shqipëria. Por ngjarja nuk është konfirmuar nga policia e Kosovës.

Megjithatë fill pas përhapjes së lajmit në media, ka reaguar vetë deputeti Eduart Ndocaj i cili e ka mohuar lajmin.

“Pergenjeshtrojme nje lajm qe po qarkullon ne media sikur deputeti Ndocaj eshte dhunuar rende fizikisht ne Kosove.Deputeti Ndocaj eshte si kokra e molles e nuk a asnje lloj shenje dhune. Kete e konsiderojme si sulme te radhes me prapavije politike”, shkruan Ndocaj.

Më shumë


spot_img









spot_img