Hapësire reklamuese

Politikë

"Deputeti më i ri dhe më i vjetër i Kuvendit", Bujar Leskaj uron Pandeli Majkon: Besoj se nuk do jetë te Grupi Parlamentar i kanabisit

Shkruar nga Newsbomb
"Deputeti më i ri dhe më i vjetër i Kuvendit", Bujar

Deputeti demokrat Bujar Leskaj e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një urim për deputetin socialist Pandeli Majko, i cili mori pjesë në seancën e parë plenare për këtë sesion, pasi zëvendësoi Alqi Bllakon.

Leskaj e cilësoi Majkon si deputetin më të ri dhe më të vjetër të këtij Kuvendi, teksa tha se socialisti është një njeri me integritet dhe një politikan që meriton respekt, ndërsa shtoi se beson që Majko nuk do jetë në Grupin Parlamentar të kanabisit.

"Në krye të herës, do më lejoni të jap një urim dhe vlerësim të veçantë për dpeutetin më të ri dhe më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majkon. Një politikan me integritet, i vlerësuar, një politikan që meriton respekt. Unë besoj që zoti Majko nuk do jetë te Grupi Parlamentar i kanabisit"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu