Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Deputeti lë nam në takimin me komisionin parlamentar, shfaqet krejtësisht i zhveshur, kolegët tallen me të

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti lë nam në takimin me komisionin parlamentar, shfaqet

Një deputet kanadez është përballur me një moment shumë të sikletshëm gjatë një takimi të komisionit parlamentar në platformën ‘Zoom’.

Mediat e huaja kanë transmetuar se 46-vjeçari William Amos kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.

Pasi vuri re se ishte duke u filmuar, ai menjëherë kërkoi falje për incidentin.

“Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte pa qëllim dhe nuk do të përsëritet më”,- tha ai.

Por, kolegët e tij nuk e lanë pa e ngacmuar në lidhje me incidentin, duke e ironizuar.

“Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat”,- tha njëri prej kolegëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll