Hapësire reklamuese

Rajoni

Deputeti i Vetëvendosjes: Gjatë qeverisë Kurti mund të lëshohet një raketë në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti i Vetëvendosjes: Gjatë qeverisë Kurti mund të

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj i cili është me profesion fizikant, ka thënë se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve nano-teknologjike, për lëshimin e një rakete të një përmase jo shumë të madhe.

Deklaratën e bëri në emisionin “Natë vere” në T7. Ai tha se lançimi i raketës do të bëhet brenda qeverisjes së Albin Kurtit.

“Do të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, deklaroi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll