Shaip Kamberi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë, pas herës së pestë të mbajtjes së zgjedhjeve në Tërnoc. Lista Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka siguruar 698 vota, gjë që ia mundëson Shaip Kamberit të hyjë në parlament dhe të jetë deputeti i vetëm nga Lugina.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, deklaroi se Kamberi ka siguruar votat për tu bërë pjesë e Parlamentit në Beograd. Tetë vota ka marrë SPS, 1 SNS dhe dy vota Alternativa për Ndryshim.