Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deputeti i ri donte të godiste Dritan Lelin me Lungomaren, reagon Bashkia: Na vjen keq po e ka kërkuar Arkitekti Belg që merret me projektin, informohu më mirë (PËRPLASJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasi prishi marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, edhe deputeti i PS-së në Vlorë ka sulmuar hapur kryebashkiakun Dritan Leli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ilir Metaj ka akuzuar kryebashkiakun Leli se nuk po bën asnjë punë për sezonin e ri turistik.

“Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë. Ai edhe mund të presë në fakt, se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë, problemi është që Vlora nuk pret!

Sezoni turistik që ka nisur, nuk pret! Bizneset që mezi presin sezonin, nuk presin! Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij”,- shkruan deputeti i ri PS-së, Metaj.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bashkisë së Vlorës, i cili përmes një deklarate zyrtare i ka kthyer përgjigje Metajt, duke i thënë që të informohej më mirë, pasi projektin e ka kërkuar të tillë arkitekti belg.

“Përgjigje drejtuar shqetësimit të qytetarit Ilir MetajIlir, me te drejte shqetesoheni, si cdo qytetar i Vlores dhe gjithe Shqiperise, per cdo problematike qe hasni. E shohim si detyrim moral dhe profesional t’iu bejme me dije se projekti i mrekullueshem i Lungomares po ndiqet hap pas hapi nga arkitekti belg Xaveer De Geyter.

Gjate vizites te z. De Geyter ne dt 29 prill 2021 ne Vlore nder te tjera u diskutua dhe per kete pjese te Plazhit te Ri, e cila ne projekt eshte zone gjelberuar dhe arkitekti kembenguli qe te qendroje e tille. Per kete arsye Sektori i Gjelberimit ne Ndermarrjen e Sherbimeve Publike eshte angazhuar seriozisht per te ndjekur te gjitha udhezimet sipas projektit dhe ka bere edhe hedhjen e fares se barit ne kete zone e cila mirembahet cdo dite nga ky sektor derisa te marre formen perfundimtare.

Iu kerkojme qytetareve durim dhe respekt per punen e punonjesve tane qe ne shi dhe diell jane ne gatishmeri maksimale per te miren e Vlores tone”,- shkruan Bashkia e Vlorës në reagimin zyrtar.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img