Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Deputeti i PS: Të ngrihet harta e krimit për t’i ndjekur pëllëmbë më pëllëmbë

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ish-zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit ka hedhur një propozim të ri për luftën ndaj krimit.

I ftuar në emisionin “Arena” në Oranws, Ndreu tha se duhet të ngrihet një hartë për krimin për tju krijuar kështu mundësinë strukturave të Policisë që ta gjurmojnë atë në mënyrë sa më efektive.

Më tej ai shtoi se në vende të varfra si Shqipëria krimi do të jetë gjithmonë present.

“Duhet strategji parandaluese. Duhet bërë harta e krimit dhe të përcaktojmë realisht pëllëmbë për pëllëmbë se cili krim është më dominues dhe më pas duhet të planifikojmë se si. Për sa kohë do të jemi një vend i varfër ne do të presim flukse kriminaliteti që nuk varet nga qeveria dhe as nga policia. Dhe në grackën e turbulencave të kriminalitetit në çdo kohë”, tha Pjerin Ndreu.

Më shumë