Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Deputeti i PS-së uroi festën e Pavarësisë me foton e Enver Hoxhës, Alibeaj nuk heq dorë: I thurri lavde diktatorit, i bëj thirrje URGJENTE Parlamentit të merren masa ndaj tij

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokartike, Enkelejd Alibeaj, pasi publikoi ditën e djeshme një foto të mesazheve të grupit të Komisionit Parlamentar, ku deputeti i PS-së, Bujar Çela, uronte ditën e Pavarësisë me një foto ku shfaqej diktatori Enver Hoxha, ka reaguar sërish duke i bërë thirrje Parlamentit që të merren masa ndaj Çelës.

Gjatë një deklarate për mediat, Alibeaj gjithashtu bëri me dije se Partia Demokratike do të propozojë një paketë ligjore, ku në fokus do të jetë dekomustizimi i shoqërisë shqiptare.

Deputeti shtoi se kjo deklaratë e deputetit është prova e gjallë që Partia Socialiste është “pjella” e Partisë së Punës.

“Evokimi i figurës së  diktatorit Enver Hoxhëa nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelja e kodit parlamentar, por diçka më tepër. Nevojën time ulërtiëse urgjente për të bërë dekomustizimin e shoqërisë shqiptare.

Në këtë situatë do të kërkojmë në këshilin e etikës marrjen e masave për deputetin. Përvecc kësaj ajo çfarë kemi propozuar është që PD të paraqesë një paketë ligjore që fokuson këtë që thashë më parë.

Në këto 30 vite trazicion kemi për shumë përpjekje, fatkeqësisht jemi në këtë situatë dhe nuk është arritur një rezultat konkret, teksa dhe një ligjvënës që të thur lavde ndaj figurës së diktatorit.

Për këtë arsye një paketë ligjore e cila, pajisje dhe pasurimi i kurikulave, ndëshkimi dhe distancimi nga trashëgimia sigurisht që janë këto synimet tona të kësaj pakete”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme Alibeaj publikoi mesazhet nga një grup ‘ËhatsApp’, ku sipas tij janë nga grupi i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Parlamentare. Deputeti Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar për ditën e Pavarësisë me një foto ku shihet diktatori Enver Hoxha dhe flamuri kombëtar. Pas postimit, nga SMS-të. Alibeaj tha “o deputet faqezi, kushdo qofsh ti hiqe këtë, turp, turp, turp”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img