Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin sportiv, “Top Arena” në Top Channel.
Gjatë bisedës në studio, moderatorja e re e programit e ka vendour paksa në siklet deputetin e PS-së pasi e ka pyetur për lajmet që qarkullojnë për të, se ka mbjellur flokët 60 mijë euro.
Shalsi i është përgjigjur moderatores se është e lirë ta vërtetojë duke i tërhequr flokët. Sakaq shtoi se herë pas herë ndryshon pamjen e jashtme pasi është një e drejtë e tij.