Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deputeti i PS publikon EMRAT e 5 gjyqtarëve: Si u vendos kthimi i fushës së Laprakës në truall ndërtimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4756c2598cb57ca88e36ec215ee7b0d0

Sot banorët e Laprakës janë ngritur në protestë kundër prishjes së fushës së Laprakës ku do të ndërtohen pallate.

Banorët e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim dhe nuk kanë lejuar fadromat të prishin fushën.  Sakaq, deputeti i PS Ulsi Manja publikon vendimin e vitit 2012 marrë nga gjykata, në kohën e qeverisë Berisha ku kërkohet krhimi i fushës së Laprakës në truall ndërtimi.

“Sot përmbarimi privat, tentoi të zbatonte këtë vendim të kesaj trupe të përzënë nga drejtësia! Nuk u eci! Bashkia Tiranë sot ka bërë padi kundër këtij përmbarimi, dhe për më tepër Kryetari i ri i Bashkisë, ka futur në buxhetin e ri shpronësimin e kësaj prone për interes publik, njësoj siç veproi për shkollën “Kosova”! shkruan Manja ndërsa bën me dije se këta 5 gjyqtarë që kanë firmosur, nuk e kanë kaluar vettingun. 

1-Besnik Imeraj

2-Ardian Nuni

3-Guxim Zenelaj

4-Majlinda Andrea

5-Mirela Fana

Është kjo pesëshja e gjyqtarëve që ngecën në “rrjetën e vettingut”.

VENDIMI: Në vitin 2012, gjykata vendos kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi!

vv.jpg

REAGIMI I PLOTË:

Në vitin 2012, me Saliun Kryeministër e Lulin në Bashki, gjykatat e tyre të korruptuara koordinuan kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi! Bashkangjitur vendimi i gjykatës një vit përpara se PD të linte pushtetin!

Qeveria e re i hapi rrugë vetingut, dhe për rastësi, gjyqtarët e këtij procesi nuk e kaluan dot vetingun – provë se këta gjyqtar nuk i justifikonin dot pasuritë që vinin prej këtyre vendimeve! Sot përmbarimi privat, tentoi të zbatonte këtë vendim të kesaj trupe të përzënë nga drejtësia! Nuk u eci! Bashkia Tiranë sot ka bërë padi kundër këtij përmbarimi, dhe për më tepër Kryetari i ri i Bashkisë, ka futur në buxhetin e ri shpronësimin e kësaj prone për interes publik, njësoj siç veproi për shkollën “Kosova”!

Dua t’i garantoj qytetarët e Laprakës se vetingu do të vazhdojë për ta çuar deri në fund pastrimin e drejtësisë, dhe se fusha do mbetet e banorëve falë shpronësimit të Bashkisë!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img