Tirana
overcast clouds
21.2 ° C
21.2 °
21.2 °
56 %
4.1kmh
89 %
Mër
20 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Deputeti i PS i kthehet Lelit dhe prefektit të Vlorës: Zjarrfikësit s’kanë nevojë për qokat tuaja! Mos i lini me shkurre në dorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ilir Metaj, deputet i zgjedhur i PS në Vlorë, kërkon nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe Prefekti që të mos bëjnë qoka me zjarrfikësit, por t’i ndihmojnë për nevojat që kanë; mjete e veshje profesionale në betejën e tyre me flakët.

“Të dashur Kryetar i Bashkisë dhe Prefekt i Qarkut Vlorë, zjarrefikësit që po luftojnë me flakët në Karaburun e gjetkë, nuk kanë nevojë “tu mësoni” si mbahet pompa e ujit, ku ta hedhin ujin apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar “se u jeni afër”, shkruan Metaj.

Mesazhi i deputetit Ilir Metaj:

Të dashur Kryetar i Bashkisë dhe Prefekt i Qarkut Vlorë, zjarrefikësit që po luftojnë me flakët në Karaburun e gjetkë, nuk kanë nevojë “tu mësoni” si mbahet pompa e ujit, ku ta hedhin ujin apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar “se u jeni afër”.

As të kujtoheni se zjarrëfikësit ekzistokërkëshin kur shpëtuan jetë njerëzish nën rrënojat e tërmetit duke rrezikuar asgjë më pak sesa jetën e tyre.

Ata nuk kanë nevojë për qoka!

Kanë nevojë që në kohë paqe, t’i pyesni e të mbani shënim, çfarë nevojash kanë për të patur “armët” e nevojshme në kohë lufte.

Makina efektive, veshje profesionale, mjete cilësore.

Dhe detyra juaj është tu plotësoni këto kërkesa!

Jo qoka!

Dhe për të mos i lënë të armatosur vetëm me gjeshtra e shkurre tek mundohen të shuajnë flakët, sikur para 100 vjetëve, kur shkoni për vizita “të suksesshme” jashtë shtetit, krijoni mundësinë tu dërgojnë avionë e helikopterë të hedhin ujë mbi zjarre( në momentet kritike si këto).

Ose,nëse nuk bëni dot miq t’u ndihmojnë falas në ditë të vështira, merrni me qera një helikopter të mbushë ujë në det, e ta zbrazë mbi flakët e Karaburunit.

Se nuk është ndonjë shkencë e madhe jo.

Mjafton dëshira, vullneti, njerëz punëtorë.

Kështu i ndihmojmë edhe zjarrëfikësit, edhe pyjet, edhe sezonin turistik.

Kështu ndihmojmë Vlorën!

Më shumë

spot_img