Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Deputeti i PD-së zbulon planin e opozitës për të bllokuar të gjitha seancat parlamentare

Lajme të ngjashëm

Opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, duket se ka vendosur të mos lejojë zhvillimin e asnjë seance parlamentare, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

Kjo është seanca e tretë në radhë që dështon të zhvillohet në normalitet, që prej nisjes së punimeve për këtë vit të ri.

Opozita pretendon se sjellja jo në përputhje me rregulloren e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe mungesa e kryeministrit Edi Rama, janë shkaktare të tensioneve në sallë.

Por kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla mendon ndryshe.

Balla tha sot se tashmë duket qartë se “foltorja” e PD-së ka vendosur të mos lejojë zhvillimin normal të asnjë seance në Kuvend. Ai tha se të njëjtën gjë, Berisha e bëri edhe para se të bëhej publike çështja McGonigal.

Duket se diçka të tillë e konfirmon edhe vetë deputeti demokrat Edmond Spaho. Pas tensioneve në seancën e sotme ai ka shkruar në rrjetet sociale: “Kështu do ta ketë perballë opozitën Rama deri sa të shporret”.

Postimi i deputetit Edmond Spaho
Postimi i deputetit Edmond Spaho

 

Më shumë