Deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Dashnor Sula, përmes nëj psotimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se rruga e cila lidh fshatin Uruçaj të ish-Komunës Përparim me aksin nacional Peqin-Elbasan po shtrohet me asfalt.
Sipas Sulës kjo rrugë nuk është duke u shtruar nga qeveria apo pushteti lokal, ashtu siç duhej të ndodhte, por nga një prej biznesmenëve të zonës i cili nuk ka nguruar ti përgjigjet kërkesës së deputetit për tu ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.
Postimi i plotë:
LAJM I MIRË
Rruga që lidh fshatin Uruçaj të ish-Komunës Përparim me aksin nacional Peqin-Elbasan po shtrohet me asfalt.
Fatkeqësisht nuk po e shtron qeveria as pushteti lokal siç do duhej të ndodhte në një shtet normal ku taksat e qytetarëve ktheheshin në të mira publike. Për ta fshati ekziston vetëm kur ka zgjedhje për t'i premtuar stadiume me ndriçim natën, për t'i marrë votat dhe më pas për t'u zhdukur bashkë me vizionin e tyre bosh.
Në 8 vite qeveria e oligarkëve nuk ka shtruar asnjë metër asfalt në fshatrat e Peqinit dhe kjo është ulëritëse.
E dini pse? Sepse ata i përçmojnë njerëzit punëtorë e të pamundur që kanë vite që po durojnë talljen e tyre.
PD është në opozitë. Nuk ka detyrë dhe mundësi që të shtrojë rrugët por ama të gjithë bashkë mundemi të bëjmë diçka. Unë s'mund të pres që ata të reflektojnë, andaj edhe pse në opozitë e mora këtë hap.
Kërkesa e tyre ishte shumë bazike për vitin ku po jetojmë. T'u shtrohej rruga në mënyrë që të kenë mundësi që produktet që prodhojnë t'i nxjerrin në treg e t'i shesin.
Falë zotit ? në Shqipëri ka akoma njerëz të mirë. I tillë është edhe një prej biznesmenëve të zonës i cili iu përgjigj me devotshmëri lutjes time për t'iu ardhur në ndihmë këtij komuniteti besnik dhe punëtorë.
Asfaltimi i rrugës është drejt fundit dhe tashmë banorët e fshatit Uruçaj do kenë mundësi të lidhen më lehtë dhe më shpejtë me aksin nacionoal Peqin-Elbasan për të tregëtuar prodhimet e tyre.
Jam shumë i lumtur që pas riparimit të rrugës së fshatit Vashaj, sërish me ndihmën e biznesit privat i japim fund vuajtjes 8-vjeçare edhe në fshatin Uruçaj.