Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Deputeti i PD publikon videon: Njeriu i Tom Doshit mbledh firma për Sali Berishën! Është trishtuese

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Endri Hasa, deputet i PD, denoncon publikisht me video se një person që ai e quan përfaqësues të Tom Doshit, mbledh firma për Kuvendin e datës 11 dhjetor të ish-kryeministrit Berisha. Sipas tij, është trishtuese që njerëz të lidhur me krimin mbledhin firma me Berishën.

“Njeriu” i Tom Doshit është shtetasi Përparim Qemal Kolaveri, i cili është mes delegatëve që kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit të 11 dhjetorit, thotë deputeti.

“Është trishtuese që sot persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën. Një ndër ta është edhe Përparim Kolaveri, përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor”, shkruan Hasa ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Endri Hasës:

Në 8 vite, Partia Demokratike ka dënuar ashpër influencën e grupeve kriminale në politikë dhe ka zhvilluar një betejë të hapur kundër përfshirjes së tyre në politikë duke miratuar dhe ligjin e dekriminalizimit.

Është trishtuese që sot persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën. Një ndër ta është edhe Përparim Kolaveri, përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor.

Është e qartë që përçarja e PD-së ështe interesi më i mirë i regjimit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij non grata.

Demokratët do të vazhdojnë betejën e  tyre kundër regjimit të Ramës  dhe tentakulave të tyre pranë PD-së. Demokratët kanë një dhe vetëm një kundërshtar, ai është Edi Rama dhe regjimi i tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img