Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Deputeti i PD paraqitet në SPAK, të panjohura arsyet për thirrjen e Zef Hilës

Lajme të ngjashëm

Zef Hila, deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë, është thirrur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e SPAK. Arsyet e marrjes në pyetje të politikanit të djathtë nuk dihen ende pasi ai nuk është përfolur publikisht për ndonjë shkelje.

Një vit më parë, qytetari Simon Molla ka protestuar para godinës së Prokurorisë Speciale SPAK me një banderolë ku shkruante “I korruptuar, mashtrues, falsifikator, deputet”, dy foto të deputetit Zef Hila dhe një tufë me dokumente. Por nuk dha detaje se përse e akuzonte Hilën.

Deputeti Zef Hila ne SPAK

Një vit më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë të vitit 2019, për shkakimin e Zef Hilës nga posti i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pas një incidenti me militantët e Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e atij viti, u dogj baza materiale nga këta të fundit.

Aktualisht, Hila është zgjedhur deputet në zgjedhjet e 25 prillit si i 5-ti nën siglën e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës. Madje ai ishte një nga emrat që u verifikua nga Prokuroria në bazë të ligjit të dekriminalizimit, por nuk rezultoi në kushtet e ndalimit.

Më shumë