Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Deputeti i PD kritikon qeverinë e re “Rama 2”: Mozaik i pa vlerë dhe pa bosht

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu gjatë një interviste në televizioni “Ora News”, ka komentuar qeverinë e re “Rama 2” dhe emrat e ministrave të propozuar nga kreu i ekzekutivit. Për deputetin e PD-së kjo qeveri e re nuk ka nuk ka fizionomi dhe më shumë ngjan si një mozaik pa asnjë vlerë.

“Është në vazhdimësinë e vetë paraqitjes së Ramës në fushatën elektorale ku nuk tha asgjë, nuk prezantoi asnjë program dhe as ide për zhvillimin e Shqipërisë, sikundër nuk prezantoi asgjë në Asamblenë me PS.U luajt vetëm me disa batuta, tepsia, kazani, timoni”, thotë Shehu

Shkrirjet dhe bashkimet e ministrive ai i shikon si bashkime mekanike dhe jot e frytshme.

“Kabineti Rama ll është një formacion qeveritar që nuk ka fizionomi. Nuk shpreh asgjë në mënyrën e kompozimit të tij pavarësisht emrave. Nuk tregon kush del në prioritete e kësaj qeverie dhe a do ketë apo jo prioritete. Duke lexuar shpërndarjen e dikastereve, diku bashkime, diku ndarje, të jep përshtypjen e një gjelle të gatuar nga një njeri që nuk di të gatuajë.Ka krijuar një mozaik pa asnjë vlerë, pa asnjë estetikë që nuk transmeton asgjë përveçse konfuzionin e atij që ka kompozuar.Ka dashur të kompozojë diçka të bazuar mbi interesa, grupe, për të favorizuar njërin apo tjetrin sipas interesave të ndryshme, pa shprehur dhe dhënë asnjë tonalitet asaj qeverie që u prezantua.Është një amalgam bashkimesh edhe me ndonjë ndarje që jam i bindur që nuk i shërben aspak interesave të zhvillimit të vendit, prioriteteve që ka vendi, nuk fokusohet gjëkundi dhe si e tillë është një qeveri që do katranosë punët e këtij vendi më keq akoma.Nuk transmeton asnjë ndjenjë besimi, nuk ngroh në asgjë se i mungojnë boshtet” u shpreh Tritan Shehu.

Më shumë

spot_img