Hapësire reklamuese

Politikë

Deputeti i PD i merr fjalën Nikollës: Nuk do lejojmë “të hani” Shqipërinë si bakllava

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti i PD i merr fjalën Nikollës: Nuk do lejojmë

Pavarësisht vonesave dhe kaosit të krijuar në kuvend po zhvillohet seanca plenare.  Deputetët e opozitës kanë marrë karriget dhe nuk lejojnë zhvillimin normal të seancës plenare.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj tha se ata do ta zhvillojnë seancën plenare në këmbë dhe nuk kanë ndërmend të ndalojnë.

‘Ne do të vazhdojmë në këmbë në nderim të qytetarëve dhe në respekt të tyre.’- tha Nikolla.

Mirëpo, fjalën e tij e ka ndalur deputeti Ervin Salianji, i cili tha se nuk do të lejojë që mazhoranca të ndajë buxhetin sipas interesave personale.

“Buxheti i Partisë Socialiste është buxhet për oligarkët, për mafiozët dhe njerëzit e lidhur me Partinë Socialiste. Ditët që ka diskutim buxheti, PS ka festë për të ngrënë bakllava ndërkohë që qytetarët e kanë ditë zie pasi u vidhen paratë. Prej ditësh kemi kërkuar që PS të japë llogari për qindarkat që vjedhin për shkak të mungesës së kontrollit.

E çon 25 milionë euro 1 km rrugë. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë më shumë që ky parlament që po kthehet në terrorizëm parlamentar t’i kthehet qytetarëve. Jeni të mbaruar. Jepni fjalën për procedurë se nuk e keni pronë. Nuk do të lejmë të hanin Shqipërinë si bakllavanë. Nuk është ditë feste,” tha Salianji.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese