Home Politikë Deputeti i PD: Familjet shqiptare s’po sherbetosin dot bakllavatë, se kanë frikë mos i hanë fëmijët para Vitit të Ri

Deputeti i PD: Familjet shqiptare s’po sherbetosin dot bakllavatë, se kanë frikë mos i hanë fëmijët para Vitit të Ri

0
Deputeti i PD: Familjet shqiptare s’po sherbetosin dot bakllavatë, se kanë frikë mos i hanë fëmijët para Vitit të Ri

Deputeti opozitar Saimir Koreshi ka kritikuar sot nga salla e Kuvendit Buxhetin e vitit 2022, duke vënë theksin te varfëria që po përjetojnë familjet shqiptare.

Për ta ilustruar këtë, Koreshi tha se familjet shqiptare nuk kuxojnë të sherbetosin bakllavatë, kjo pasi kanë frikë se mos fëmijët e tyre i mbarojnë para Vitit të Ri.

“Na kujtohet ajo kohë kur mbanim mollët poshtë divanit dhe i mernim erë”, tha Koreshi.

“Shqipëria ndodhet në ditën e saj më të keqe, më të varfër. Familjet shqiptare nuk do të mundësojnë të shtrojnë darkën e Vitit të Ri. Familjet shqiptare nuk po sherbetosin dot bakllavatë se kanë frikë se fëmijët e tyre do t’i mbarojnë para vitit të ri. Na kujtohet ajo kohë kur mbanim mollët poshtë divanit, mernim aromën dhe nuk i hanim dot, se prisnim Ditën e Vitit të Ri. Kjo po ndodh me familjet shqiptare. Divorce pa fund, shokoni çfarë po ndodh, për shkak të krizës ekonomike”, u shpreh deputeti Koreshi.