Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti i Partisë Socialiste paraqitet në SPAK

Agron Çela, deputeti i Partisë Socialiste që përfaqëson Shkodrën, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Referuar burimeve mediatike, Çela do të japë dëshminë e tij për dosjen CEZ-DIA.

Deputeti shkodran i është bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, pasi mandatin e ka fituar nën siglën e ish-LSI.

Më parë, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka qenë dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili ka deklaruar se është marrë në pyetje për dosjen CEZ-DIA. Kjo dosje është duke u hetuar nga vetë kryeprokurori Altin Dumani dhe pas muajsh hetime, pritet që shpejt të firmosen dhe arrestimet.

I vetmi i dënuar për skandalin që i kushtoi shtetit shqiptar miliona euro është biznesmeni i DIA-s, Kastriot Ismailaj. Ai doli nga burgu vetëm pak muaj më parë, pasi qëndroi në qeli për më shumë se 9 vite.

Skandali i CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA. Në atë kohë ERE uli çmimin e energjisë për CEZ. Kjo fundit ia u shiste qytetarëve më shtrenjtë dhe fitonte miliona.  Më pas, në vitin 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, u bë edhe ndërprerja e kontratës që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Në fund të vitit 2015, Ministria e Energjisë dhe Industrisë që drejtohej nga Damian Gjiknuri, kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish ministrat (Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj) dhe ish drejtorët e Berishës për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq. Por Prokuroria e Përgjithshme e mbylli dosjen.

I vetmi i dënuar ishte Kastriot Ismailaj, pronari i Kompanisë DIA.  Ish-administratori i DIA-s u vërtetua fajtor për akuzat penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”.

Teksa kërkoi lirinë, ai paraqiti 132 prova të reja, për të cilat  argumentoi se nuk kishte pasur mundësi t’i siguronte më parë. Megjithatë sipas Prokurorisë së Tiranës, biznesmeni Ismailaj i ka konsumuar veprat penale gjatë marrëveshjes CEZ-DIA, duke përfituar përmes mashtrimit një shumë prej 5 milionë euro. Pavarësisht kërkesave të tij të njëpasnjëshme për liri, ai u doli nga burgu në shtator të këtij viti, pas 9 vitesh burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese