Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Deputeti i LSI “hap thesin”: Premio 10.000 euro për futbollistët e Vllaznisë, në sfidën me qipriotët e Limasol

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agron Çela, deputet i zgjedhur i LSI në zgjedhjet e 25 prillit, ka hapur thesin për lojtarët e Vllaznisë të cilët sot përballen me ekipin qipriot të AEL Limasol. Newsbomb.al mëson se Çela iu ka premtuar një shumë prej 10.000 eurosh lojtarëve të ekipit shkodran.

Si ish-president i Vllaznisë, Agron Çela është shprehur sot se nëse lojtarët kthehen nga Qipro me rezultat pozitiv, ai do të japë 10.000 euro për skuadrën kuqeblu. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur sot me kapitenin e skuadrës Erdenis Gurishta, sponsorin Alban Xhaferri dhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.

Ndeshja sot në Qipro dhe premio tjetër 70.000 euro

Vllaznia do të luajë sot në orën 19:00, sfidën e parë të turit të dytë Conference League ndaj AEL Limassol në transfertë. Shkodranët do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv që në këtë ndeshje për të luajtur më pas të qetë në Shkodër e për të provuar kualifikimin.

Për të motivuar akoma edhe më shumë lojtarët në këto dy ndeshje kanë menduar drejtuesit e klubit me në krye sponsorin Alban Xhaferi që ka vënë në dispozicion një premio të madhe. Nëse lojtarët do të arrijnë të kualifikohen për në turin e 3-të të Conference League do të marrin një premio prej 70 mijë eurosh pasi kjo do të ishte hera e për skuadrën shkodrane që do të luante në fazën e 3-të të një kompeticioni europian.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img