Hapësire reklamuese

Rajoni

Deputeti gjerman reagon pas deklaratës së Vuçiç: Gënjeshtra, një element qendror i veprimeve të tij

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti gjerman reagon pas deklaratës së Vuçiç:

Deputeti i Bungestagut, Thomas Hacker ka reaguar pas deklaratës së Aleksandër Vuçiç, i cili tha se në Kosovë po kryhet spastrim etnik.

Me anë të një postimi në platformën X (ish-Tëitter), Hacker shkruan se gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit Vuçiç.

Ai po ashtu shkruan se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjen e shënuar në veri të Kosovës, ku grupe terroriste serbe sulmuan dhe lanë të vdekur një efektiv dhe u lënduan dy të tjerë.

“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit Vuçiq. Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thelbësisht e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv”, shkruan ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese