Hapësire reklamuese

Politikë

Deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Politikani i majtë dhe ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është parë të futet nga hyrja kryesore e organit të akuzës, por nuk dihet se në çfarë cilësie.

Është e paqartë nëse Nasip Naço është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për ndonjë rrethanë të hetimit, për qindra dosjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës që janë aktualisht duke u hetuar, apo si person i dyshuar.

Megjithatë, pritet që vetë politikani i majtë të sqarojë paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, pas disa orësh kur të dalë prej andej, shkruan newsbomb.al.

Nasip Naço e ka nisur karrierën politike i angazhuar me Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim të Ilir Metës, në vitet 2008-2009 si Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit.

[caption id="attachment_796626" align="alignnone" width="640"]Momenti kur Nasip Naço shkon ne ambientet e SPAK Momenti kur Nasip Naço shkon ne ambientet e SPAK[/caption]

Në zgjedhjet parlamentare, ai fiton një ulëse në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i qarkut të tij për Grupin Parlamentar të LSI-së dhe në periudhën 2009 - 2011, ushtron detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitet 2011 - 2012, ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe po në të njëjtën periudhë rizgjidhet Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shkruan newsbomb.al.

Nasip Naço ka mbajtur dhe poste të tjera të rëndësishme si: Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat, Drejtor i Shërbimit Informativ në Ministrinë e Brendshme, Prokuror pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Shef Sektori kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve kundër Personit, pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

[caption id="attachment_796611" align="alignnone" width="800"]Politikani Nasip Naço Politikani Nasip Naço[/caption]

Në vitin 2013, ai merr një post në kabinetin e Qeverisë Rama 1 falë marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke u zgjedhur Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë.Gjatë viteve në pushtet, PS dhe LSI nisën akuzat ndaj njëra-tjetrës dhe koalicioni nuk vazhdoi në zgjedhjet e tjera.

Para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021, politikani i majtë që për shumë vite kishte aderuar me LSI, vendosi që t'i bashkohet strukturave të Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit dhe u zgjodh deputet. Aktualisht ai është kryetar i Komisionit Komisionit të Sigurisë, shkruan newsbomb.al.

[caption id="attachment_796612" align="alignnone" width="922"]Momenti kur Nasip Naço paraqitet ne SPAK Momenti kur Nasip Naço paraqitet ne SPAK[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese