Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deputeti demokrat jep lajmin: Nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme, 25 prilli nuk do të sjellë asgjë të re për Shqipërinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a8e98ab32819786144aca45339bff350

Deputeti i Kuvendit, Arlind Çaçani ka njoftuar përmes një shënimi në rrjete sociale, se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Ai thotë se kjo nuk gara e vetme, madje shprehet i bindur se këto zgjedhje nuk do të ndryshojnë asgjë për vendin.

Deputeti opozitar i dalë nga listat e PD, i cili e pranoi mandatin e deputetit në 2019, thotë se ky largim nuk është një dorëzim apo shmangie nga përgjegjësia, madje as largim i përhershëm nga politika.

Shënimi i plotë

Miq dhe dashamirës, po ndaj me ju vendimin për të mos kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit, por ky nuk është një vendim që largohem nga jeta aktive në politikë. Për hir të së vërtetës partitë e reja që u krijuan këto 2 vjet, më hapën rrugë për të udhëhequr qarkun e Korçës në garën e 25 prillit, por dhe për të qenë në listat e Tiranës dhe për këtë dua ti falenderoj dhe tu jem mirnjohës për vlerësimin.

Megjithëse do kisha dashur që partitë e reja të ishin në një pol të tretë jo të shpërndar.

Nuk kam pretenduar dhe as kërkuar të jem pjesë e listave të 3 partive që pretendojnë pushtetin.

Unë për një mori arsyesh vendosa të mos jem pjesë e garës dhe pse shumë miq, shok, mbështetës, qytetarë të shumtë që takoj dhe më shkruajnë. Ata kanë gjetur tek unë zërin e tyre në kuvend, kërkojnë të jem përsëri kandidat për të treguar vlerat, por dhe i tremben që Kolonja nuk do të ketë më përfaqësues në Kuvend.

Dua tju them nuk është e vetmja garë 25 prilli ku unë besoj se nuk do sjell asnjë gjë të re për shqiptarët. Unë mendoj që nuk është ky momenti i duhur. Duket qartë që mbas 25 prillit do ketë situata të vështira për vendin tonë. Kjo nuk është një shmangie nga përgjegjësia, por një mundësi për tu përgatitur për sfidat që kemi përpara. Do të jem shumë aktiv dhe ne takim me njerzit për të nisur një rrugë të re. Një gjë është e sigurt që rikthimi do të jetë më i lavdishëm. Koha do të tregojë mbi vendimet që kam marr. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështeur përgjatë këtyre dy viteve dhe i siguroj që do të jem zëri tyre deri në 09.09.2021 me mandatin që kam. Por do të vazhdoj te jem më fortë me ju mbasi të lirohem nga mandati dhe sëbashku të hedhim themelet për misionin tjetër.

(Pavarsisht se nuk do te jem kandidat do te jem i perfshire fuqishem ne fushaten elektorale te pranveres)

158665445_4625374274145308_679602725963624636_o.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img